Prokurorja i përgjigjet mbrojtjes së Veselit: Gjykata s’duhet ta tolerojë këtë

Prokurorja i përgjigjet mbrojtjes së Veselit: Gjykata s’duhet ta tolerojë këtë

Prokurorja e Specializuar i është përgjigjur akuzave dhe kritikave të avokatit mbrojtës së Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili tha se prokuroria po punën në mënyre të paorganizuar dhe po ua vështirëson punën mbrojtjes, njofton Insajderi.

Ajo tha se Emmerson po flet gjëra të pasakta, ndërsa tha se parashtrimet e tij janë vetëm çështje retorike.

Prokurorja shtoi se këto parashtrime të mbrojtjes së Veselit janë përsëritur në shumë konferenca të procesit gjyqësor dhe “nuk duhet të lejohen më nga kjo gjykatë”.

“Mbrojtja e zotit Veseli foli për elemente, pra për volumin kaotik të dokumenteve. Kjo është e pasaktë. Është fakt që mbrojtja e Veselit foli vetëm për çështje retorike. Mbrojtja në fakt është pajisur me një udhëzim specifik të lidhur me materialin e nxjerrë në formatin e rregullës që është ekzaktësisht udhëzimi që ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake”, ka thënë prokurorja.

Ndërsa, në kundërpërgjigje, avokati Ben Emmerson tha se ai nuk po i drejtohet vetëm një personi brenda Prokurorisë.

“Dua të sqaroj diçka. Mund ta merrni edhe si sulm, por parashtrimi im nuk është se i drejtohet një personi individual brenda Prokurorisë”, tha Emmerson./Insajderi.com