Prokurorja ‘zbulon’ një gënjeshtër të madhe të Flora Brovinës për fotografinë

Prokurorja ‘zbulon’ një gënjeshtër të madhe të Flora Brovinës për fotografinë

Tjetër deklaratë Flora Brovina ka dhënë gjatë ditës së djeshme në media dhe tjetër deklaratë për prokuroren e rastit, Drita Hajdari.

Përderisa gjatë ditës së djeshme ajo thoshte se ka marrë pëlqimin e viktimës për të publikuar fotografinë, ajo në deklaratën e saj për prokuroren ka thënë se as nuk e njeh fare viktimën, shkruan Insajderi.

Hajdari ka thënë se sipas Brovinës ajo këtë fotografi e kishte marrë nga një aktiviste nga Gjakova.

“Thotë se nuk i kujtohet emir i gruas që ia ka dhënë zarfin. Ndërsa foton ja ka dhënë një aktiviste nga Gjakova që do të intervistohet”, ka thënë ajo në konferencë për media.

Prokurorja po ashtu ka thënë se e ka pyetur deputeten e PDK-së për deklarimet e saj në media se kishte marrë pëlqimin e viktimës. Sipas prokurores ajo ka pranuar se ajo nuk qëndron.

“Më ka thënë që jo nuk e din se kush është viktima. Ia kam përkujtuar se dje thoshte që foton e ka publikuar me pëlqimin e viktimës, ajo ka thënë se kjo nuk qëndron”.

“Jo nuk e ka kontaktuar viktimën”, ka deklaruar ajo.

Sipas prokurores Hajdari, Flora Brovina ka pranuar se nuk e din identitetin e viktimës.

“Mua nuk më ka thënë që është takuar me viktimin dhe kur e kap pyetur se a e din identitetin e kësaj gruaje ajo ka thënë se nuk e di”, ka deklaruar ajo në konferencë./Insjaderi.com