
Gjuha është identifikuar si një nga pengesat kryesore për ndërveprimin dhe përfshirjen e bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Kosovë.
Për 30 vitet e fundit njerëzit nuk kanë pasur mundësi të mësojnë gjuhët e tjera në shkolla, ku përqindja e qytetarëve që flasin të dy gjuhët zyrtare po zvogëlohet dhe kjo mundëson qasje më shërbime dhe informacion.
Kështu u tha sot gjatë promovimit të fjalorit online shqip-serbisht nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Ditën Evropiane të Gjuhëve.
Slavisa Mladenovic, komisioner i gjuhëve, vlerësoi se duke parë procesin e integrimit përmes prizmit të gjuhës, Qendra për Iniciativa Sociale ka vërejtur sfida të rëndësishme, veçanërisht në mesin e rinisë.
Në bazë të një hulumtimi të Qendrës për Iniciativa Sociale, situata është pafavorshme dhe tendencat janë pothuajse alarmante.
Zahir Tanini përfaqësues special i sekretarit të Përgjithshëm për Kosovë, theksoi se barrierat gjuhësore po e pengojnë dhe po shkaktojnë probleme për raportet njerëzore, ndonëse paraqet probleme në mes të komuniteteve për ushtrimin e të drejtave njerëzore.
“Barrierat gjuhësore shpesh kanë shkaktuar probleme në ndërtimin e besimit, e cila po vazhon edhe sot”, tha ai duke shtuar se duhet të hiqen ato barriera që pengojnë raportet në mes komuniteteve. Ambasadori Britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott tha se gjuhët i bashkojnë komunitet, qytetarët dhe bizneset, dhe për këtë të rinjtë duhet të kuptojnë gjuhën e njëri- tjetrit, sepse sjell përparim.
“Në platformën për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe, është një fjalor për platformën për të bërë një urë-komunikimi në Kosovë”, tha Abbott.
Fjalori është një përmbledhje e 40 mijë fjalëve.