
Një grua ka raportuar në polici së është sulmuar fizikisht nga shefi i saj, pronar i restorantit ku ajo punon si kuzhiniere, njofton Insajderi.
E gjithë ngjarja kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 09:15, në Gjakovë.
Siç bën të ditur policia, arsyeja e sulmit ishte akuza që pronari i kishte bërë viktimës për vjedhje brenda restorantit.
“Viktima femre kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere. Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit. I dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com