Pronari i firmës së lojërave kompjuterike që është i varur nga këto lojëra

Pronari i firmës së lojërave kompjuterike që është i varur nga këto lojëra

Andrew Day, drejtori ekzekutiv i lojërave kompjuterike Keyëords Studios e di nga përvoja personale se sa të varur mund të të bëjnë disa prej këtyre lojërave.

“Unë jam një nga ato karakteret e tmerrshme, që sapo fillojnë të luajnë një lojë, përfundojnë të mbesin duke luajtur për 10 orë pa ndërprerë,” thotë 56 vjeçare.

“Në vitin 2013, isha i shtrirë afër pishinë dhe nuk kisha ndonjë punë tjetër për të bërë. Ndaj e mora telefonin dhe fillova lojën Candy Crush. Kjo gjë ndodhi në muajin Qershor, e unë përfudova duke mbetur pa realizuar qëllimet e Vitit të ri, sepse mbeta duke luajtur shumë gjatë, thotë ai.”

Firma e tij, e cila ka filluar vetëm me 50 punëtorë, në një zyrë në Dublin, tashmë është zgjeruar me ndihmën e tij dhe ka arritur të punësojë rreth 7,500 njerëz në 59 zyra anë e kënd botës, nga Montreali në Tokyo.

Ardhja e Andreës në kompaninë Keyëord u përputh me rritjen e popullaritetit të këtyre video lojërave gjatë dekadës së fundit.