Pronari i kafenesë në arrati – plagosi tre persona në Gjilan

Pronari i kafenesë në arrati – plagosi tre persona në Gjilan

Një tentim vrasje ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Kamenicë më saktësisht në kafenenë “Adriatika”, ku pronari i këtij lokali A.M ka plagosur tre persona, ku njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë punëtorë në atë lokal, shkruan Insajderi.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Ismet Hashani.

“Me datën 29 mars 2018, rreth orës 04:30, pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kafenenë  “Adriatika”e cila ndodhet skaj magjistrales Gjilan Kamenicë te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës”, dyshohet se pronari i kafenesë A. M. (1975), ka nxjerr një armë zjarri Pistoletë dhe dyshohet të ketë shtënë me armë duke i plagosur tre përsosna, B. L. (1984) , P. L. (1989) dhe V. A. (1993), që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, njëri nga ta punëtor në këtë lokal”, ka thënë Hashani për Insajderin.

Më tej ai ka thënë se tre të plagosurit janë duke u trajtuar nga mjekët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Të tre të plagosurit për momentin janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal – Emergjentë në Gjilan, dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës hetimet rajonale, është konfiskuara një  armë Pistoletë Valter , që dyshohet se është përdorur në rast”, ka thënë Hashani

Më tej thuhet se pronari i këtij lokali i cili është edhe i dyshuari kryesor nga policia, është në kërkim të policisë.

“Njësitet përkatëse relevante janë duke u marrë me rastin. I dyshuari  kryesor A. M. , është në kërkim të policisë së Kosovës, për momentin është në arrati. Për rastin është informuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për tre persona të dyshuar dy nga ta gjenden nën përkujdesje policore në Repartet e spitalit Rajonal të Gjilanit”, ka thënë Hashani./Insajderi.com