Propaganda e medieve serbe: Shqiptarët po planifikojnë trazira për festën e Bozhiqit

Propaganda e medieve serbe: Shqiptarët po planifikojnë trazira për festën e Bozhiqit

Mediet në Serbi kanë nisur një propagandë duke raportuar se sipas tyre, shqiptarët në Kosovë po përgatisin trazira për festat e fundvitit, transmeton Insajderi.

Në shkrimin e ‘Alo.rs’, ku Kosova cilësohet si Kosovë dhe Metohi, thuhet se protestat që do fillojnë dhe do të kërkohet edhe drejtësi për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje, thonë se pritet që grupet islamike që janë organizatorë të këtyre protestave, do t’i sulmojnë institucionet serbe dhe vetë popullin serb.

Sipas medies në fjalë, Vetëvendosja nuk është e interesuar që Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Rexhepi të dalin me të vërtetë nga burgu, por ata e njohën momentin politik për të mbështetur protestat dhe kështu forcuan ndikimin e tyre midis ekstremistëve shqiptarë në Kosovë, të gjitha përpara zgjedhjeve që priten në muajt e ardhshëm, raporton EO.

“Trazirat, planifikojnë ekstremistët, duhet të përhapen në jug të Serbisë qendrore, në komunat ku jetojnë shqiptarët . Dhe atje, siç zbulojmë, ata janë në proces të përgatitjes për këto veprime. Gjithashtu, organizatorët e protestës kanë ndihmë të madhe nga grupet islamike që veprojnë në Kosovë dhe Metohi” thuhet në këtë tekst. /Insajderi.com