
Një tjetër deklaratë nga autoritet serbe lidhur me murin në pjesën veriore të Mitrovicës, vjen disa orë pasi BE-ja tha se duhet të krijohet liria e lëvizjes.
Pasi tha se muri nuk do të rrënohet, kabineti i kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç, ka thënë se muri të bëhet amfiteatër.
“Kabineti propozon që muri në Mitrovicë të mos shembet, por të shndërrohet në një amfiteatër, i cili do të jetë pjesë e shëtitores për në pjesën e veriore të qytetit”, kanë thënë kabineti i kryetarit të Mitrovicës Veriore, raporton Gazeta Metro, që thotë se këtë deklarim e ka siguruar nga mbledhja e kryetarit të Mitrovicës së Veriut me zyrtarë të BE-së.
Muri që po ndan Mitrovicën në veri dhe jug, u ndërtua para dy ditësh, dhe ka ngjallur reagim të madh tek qytetarët./Insajderi.com