Propozimi hipokrit: I shkon mbrapa një 68 vjeçari, por kërkon pensionimin e parakohshëm të gjyqtarëve

Propozimi hipokrit: I shkon mbrapa një 68 vjeçari, por kërkon pensionimin e parakohshëm të gjyqtarëve

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Valdrin Lluka, ka deklaruar se gjyqtarët duhet të pensionohen më herët në mënyrë që sipas tij, t’u hapet rrugë të rinjve dhe të rritet numri i tyre.

“Duhet t’i pensionojmë më herët gjyqtarët që t’i lëshohet rruga gjyqtarëve të rinjë. E kjo do ta rriste edhe numrin e gjyqtarëve dhe stafit administrative” ka thënë ai në T7.

Lluka që është pjesë e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) ka propozuar këtë plan për pensionimin e gjyqtarëve ndërkohë, siç duket ka “harruar”që kryetari i partisë, Behgjet Pacolli, është 68 vjeçar, pra, në moshën e pensionimit.

Ai tutje ka shtuar se ka edhe mungesë të vazhdueshme të trajnimeve në stafit gjyqësor dhe Vetingu është i nevojshëm.

“Nuk ka trajnime të vazhdueshme të stafit gjyqësor. Pajtohem se duhet të fillojë Vetingu në institucionet e zhvillimit të ligjit” tha ai. Tutje shtoi se duhet të krijohet edhe një organ më i lartë mbikëqyrës i cili siguron se nuk ka keqpërdorime.

“Prezantimin e një organi të ri mbikëqyrës në nivele më të larta, në mënyrë që të sigurohemi që nuk ka shkelje të procedurave” deklaroi ai, duke shtuar se kjo siguron llogaridhënie më të madhe.