Propozimi i ish-presidentit të Shqipërisë për masa ndaj Serbisë pas dështimit të Kosovës në Interpol

Propozimi i ish-presidentit të Shqipërisë për masa ndaj Serbisë pas dështimit të Kosovës në Interpol

Ish presidenti Bujar Nishani komentoi në Facebook votimin kundër hyrjes së Kosovës në Interpol.

“Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit”, shkruan Nishani.

“Kjo ‘aleancë anti’, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit. Turp ! Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proçes izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit”, shkruan ish kreu i shtetit në Facebook