Propozimi i ministres Hoxha për marrëveshjen me Shqipërinë dhe Malin e Zi

Propozimi i ministres Hoxha për marrëveshjen me Shqipërinë dhe Malin e Zi

Të propozuara nga Ministrja e Integrimit Evropian, në mbledhjen e Qeverisë, sot janë miratuar dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi.

Si të tilla marrëveshjet bazohen në aspiratat dhe zotimet e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet Evropian që do kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës Juglindore.

Gjithashtu, theksoi Ministrja Hoxha, përmes këtyre marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht neni 17 i MSA-së, Kosovë–BE.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizim i obligimeve të ndërsjella që do parashihen në Marrëveshje.