
Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media sot.
“Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës, sot me datë 13.04.2022 në ora 15:00 mban konferencë për shtyp në zyre të sindikatës”, thuhet në njoftim.
Ky reagim erdhi pasi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji që i hapë rrugë miratimit të pagës minimale në vlerë 264 euro bruto.
E kjo rritje është kundërshtuar vazhdimisht nga sindikatat.Ato po kërkojnë që paga minimale në Kosovë të jetë të paktën 400 euro./Insajderi.com