Propozohet heqja e homologimit të automjeteve

Propozohet heqja e homologimit të automjeteve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka propozuar heqjen e homologimit të automjeteve, përkatësisht ndryshim-plotësimin e ligjin për automjete, duke u shprehur se ata të cilët votojnë kundër saj, “janë pro monopolit të Devollëve”, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur Murati derisa mori fjalën në seancën e jashtëzakonshme që është duke u zhvilluar në Kuvend.

Sipas tij votimi i ndryshimit të këtij ligji për automjete, nis çkapjen e shtetit.

“Me këtë projektligj, këtij grupi i prehet një damar i kapjes së shtetit dhe fillon shkapja. Ky projektligj e ka vetëm një nen. Ata që janë kundër këtij projektligji janë pro mbrojtjes së interesave të Devollit”, theksoi ai.

Murati tha se për shkak të homologimit, po bëhet zhvatje vjetore deri në katër milionë euro. /Insajderi.com