Propozohet pushim 1 javor për shkollat, të mërkurën merret vendimi

Propozohet pushim 1 javor për shkollat, të mërkurën merret vendimi

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor mund të jetë në pushim, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai pas një takimi që ka mbajtur me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të merret të mërkurën.

“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara “, tha Zemaj.

“Gjatë kësaj jave të bëhet vlerësimi nga Ministria e Arsimit dhe të koordinohemi dhe të shohim në javën tjetër a mund të vazhdojmë ë me mësimin online apo të ketë ndërprerje dy javore që të ulet numri i rasteve pozitive”, ka thënë ai.

Zemaj është shprehur se situata me COVID-19 në vend është nën kontroll. /Insajderi.com