Është mbajtur takimi i dytë i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e Licencimit, Operimit, Mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve të Republikës së Kosovës.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka kërkuar që të ftohet ish-kryeministri, Isa Mustafa dhe ish-ministrja, Mimoza Kusari-Lila për të raportuar rreth Hidrocentraleve.
Ky komision është krijuar për shkak të dyshimeve për abuzime në procesin e ndërtimit, licencimit e operimit të hidrocentraleve.
Në Kosovë operojnë 14 hidrocentrale të vogla dhe 21 të tjera janë në faza të ndryshme të ndërtimit. /Insajderi.com