Protesta e punëtorëve të PTK-së

Punëtorët e PTK-së kanë paralajmëruar edhe protesta tjera nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Protesta e punëtorëve të PTK-së

Sindikata e punëtoreve të Telekomit të Kosovës po protestojnë pas bllokimit të xhirollogarive bankare të PTK-së.

Dhjetëra protestues të kompanisë publike Telekom të cilët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, njëzëri kanë kërkuar nga partitë parlamentare në kuvend të jenë unik për zgjidhjen e bllokadës që ia ka bërë Dardafon Telekomit.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit, Lamih Balaj, duke e quajtur Blerim Devollin “kriminel”, ka thënë se Dardafon me këtë ndërhyrje në pasurinë publike po ua mbyllë derën 3 mijë e 500 punëtorëve.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dhuruar mbështetje protestuesve të cilëve po iu rrezikohen vendet e punës.

Protestuesit të cilët po mundohen ta mbajnë distancë në këtë kohë pandemie, nuk kanë përjashtuar mundësinë se do protestojnë 24 orë para Qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave. /Insajderi.com/