Edhe sot në Mitrovicën e Veriut pati protesta. Serbët në këtë komunë po kërkojnë tërheqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.
Pas më shumë se një ore protesta ka përfunduar e qetë.
Kështu ka thënë për Gazetën Insajderi, zv/drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Ai vlerësoi se gjendja aktualisht në Veri është normale.
“Protesta përfundoi pas një ore që u zhvillua, qytetarët u shpërndanë të qetë dhe situata është normale”, tha Hoti.
Ky i fundit gjithashtu theksoi se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion se do të vendosen bllokada.
Insajderi ka raportuar se një gjë e tillë do të ndodhë, pasi serbët janë të pakënaqur me zhvillimet e fundit.
Për shkak të taksës dhe tentim-arrestimit të Milan Radojiçiq, katër kryetarët e komunave serbe kanë dhënë dorëheqje. /Insajderi.com