Protesta e sotme gjithëpopullore, distancohen gastronomët

Protesta e sotme gjithëpopullore, distancohen gastronomët

Për ora 11:00 është paralajmëruar një protest gjithëpopullore kundër masave të reja anti-COVID, njofton Insajderi.

Por, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës u distancua nga një thirrje e tillë për tubim kundërshtues të vendimit qeveritar.

Kjo shoqatë thotë se distancohen nga kjo protestë dhe nga gjitha organizimet në lokale ku zhvillohen ngjarje që nuk respektohen kufizimet anti-COVID.

“Të dashur qytetarë, gastronome, institucione të vendit. Jemi dhe mbesim të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e lokaleve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë. Po ashtu, jemi të distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Mbajeni maskën, mbajeni distancën. #gastroshembull #nolockdoën”, thuhet në reagimin e shoqatës. /Insajderi.com