Protesta e veteranëve në mbrojtje të UÇK-së

Protesta e veteranëve në mbrojtje të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës, ka filluar protestën në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Afër 99 persona kanë zënë pozicionet në pikat e kuqe në sheshin “Skënderbeu”, duke ruajtur distancën për shkak të Covid-19.

Ndërkohë brenda parlamentit të Kosovës në të njëjtën kohë po mbahet seancë e deputetëve të Kosovës ku po flitet për gjendjen aktuale dhe ballafaqimin me pandeminë./Insajderi.com