Protesta e VV-së, Isa Mustafa: LDK s’mërzitet fare për atë punë

Protesta e VV-së, Isa Mustafa: LDK s’mërzitet fare për atë punë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do ta marrë mandatin për formimin qeverisë së re, menjëherë pasi këtë t’ia jap presidenti i vendit, shkruan Insajderi.

Mirëpo, janë paralajmëruar protesta nëse tentohet formimi i një qeverie të re nga partitë tjera politike.

Megjithatë, kjo nuk e pengon Mustafën, madje, nuk mërzitet fare për protesta të tilla.

“Sa u përket protestave të paralajmëruara, LDK s’mërzitet fare për atë punë. Bile aq më pak kur për protesta trumbetohet nga mercenarë politik, në emër të internacionales shqiptare. Të tillët s’guxojnë të protestojnë në vendet e tyre, kurse Kosovën e konsiderojnë poligon të pa dhimbshëm”, tha Mustafa për Gazetën Express.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tashmë ia ka dërguar disa letra kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ka kërkuar nga ky i fundit që t’ia dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë, por që ende nuk ia ka dërguar.

Tani, presidenti pritet që mandatin t’ia jap partisë së dytë, që në këtë rast është LDK-ja, e cila pritet ta formojë qeverinë me AAK-në dhe Nismën.  /Insajderi.com