Protesta kundër arrestimit të Albin Kurtit- arsyeja e arrestimit të Molliqajt

Protesta kundër arrestimit të Albin Kurtit- arsyeja e arrestimit të Molliqajt

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar sot, sic njofton kjo parti për shkak të protestës ndaj arrestimit të ish-shefit të tij të partisë Albin Kurtit.

Rasti sipas tyre ka ndodhur në vitin 2015.

“Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj. Ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë. Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Dardan Molliqaj ka qenë Sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë se Kurti e Molliqaj i ndanë rrugët në vitin e kaluar pas “përplasjeve” mes tyre. Molliqaj me një grup të deputëtve u ndanë nga VV, për tu antarsuar në Partisë Socialdemorate.

Arrestohet deputeti Dardan Molliqaj