Protesta në Shkup në mbështetje të Palestinës

Protesta në Shkup në mbështetje të Palestinës

“Të gjitha aktet terroriste dhe politikat johumane të Izraelit duhet të dënohen nga të gjitha anët. Secila ideologji që është në anën e okupatorit dhe persekutorit të zhduket”.

Kështu thanë në protestën solidarizuese të organizuar, rrjeti i organizatave joqeveritare turke “Matusiteb” për popullin palestinez të mbajtur sot në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, raporton Insajderi.

Edhe pse siç thanë, sipas informacioneve të fundit Izraeli dhe Palestina kanë arritur armëpushim, megjithatë ata ishin grumbulluar që të tregojnë se janë me Palestinën dhe popullin palestinez.

“Shteti terrorist Izraeli, nga viti 1948 deri sot përmes metodave të ndryshme jonjerëzore si shpërngulje, restriksione, embargo, dhunë, vrasje, kryen gjenocid të kontrolluar ndaj popullit palestinez. Izraeli prej vitesh është okupator i atij rajoni. Çdo vit, sidomos në muajin e Ramazanit dhe për Ramazan Bajramin e provokon popullin musliman, në Palestinë, sidomos ju bënë presion dhe sulme brutale besimtarëve që i kryejnë obligimet fetare” tha Mehmet Arif nga rrjeti e Organizatave joqeveritare turke “Matusiteb”.

Ata mes tjerash kritikuan Kombet e Bashkuara dhe bashkësinë ndërkombëtare, që nuk kanë ndërmarrë asgjë ndaj krimeve që u janë bërë palestinezëve.

“Për fat të keq, sidomos Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare vetëm e  ndjekin rastin dhe nuk ndërmarrin asgjë kundër këtyre akteve kriminele ndaj njerëzve të pafajshëm. Vite më parë, popullit të përvuajtur palestinez, në mënyrë sistematike u shkelen të drejtat njerëzore” tha ai.

Po ashtu ata thanë se i dënojnë deklaratat e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoskit, të ministrit të Punëve të Jashtme – Buajr Osmanit, që e kanë mbështetur “masakrën e shtetit terrotist izraelit”.  /Insajderi.com