Protesta në Tetovë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Protesta në Tetovë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ngritur në këmbë qytetarët e Tetovës të cilët krahas reagimeve në rrjetet sociale po ashtu do të protestojnë në sheshin “Iliria”, të enjten në ora 19.00, njofton korrespodenti i Gazetës Online Insajderi, nga Tetova.

Protestuesit do të adresojnë një sërë kërkesash.

“Për të kundërshtuar 1) vendimin e KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike;
për të reaguar ndaj 2) monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit;
për të kërkuar 3) zhbërjen e KRRE-së, organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve; për të kërkuar 4) krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike” thuhet në njoftimin e lëshuar nga këshilli organizativ i protestave./Insajderi.com