Protesta për vdekjen e 18 vjeçares në Ferizaj – lëndohen dy policë

Protesta për vdekjen e 18 vjeçares në Ferizaj – lëndohen dy policë

Dy zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore në protestën që u organizua të martën para Stacionit Policor në Ferizaj.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se protestuesit kanë hedhur gjësende në drejtim të zyrtarëve policorë ku si pasojë ata kanë marrë trajtim mjekësor.

“Gjatë protestës, protestuesit kanë hedhur gjësende në drejtim të Zyrtarëve policor, ku si pasojë janë lënduar dy zyrtar policor dhe janë dëmtuar disa uniforma të zyrtarëve policor. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK.

Ndryshe, të martën është organizuar një protestë në shenjë revolte ndaj vdekjes së 18 vjeçares M.O., nga Ferizaj.

Ajo është dërguar në Spitalin e Ferizajt pa shenja jete nga dy persona, A.S., dhe D.K.

Ndaj të dyshuarit A.S., është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Ferizajt, kurse i dyshuari tjetër, D.K., pritet që sot të dal para Gjykatës. /Insajderi.com