Protestë në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares

Protestë në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares

Protesta “Drejtësi për gratë e vrara”, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave, pritet të zhvillohet sot nga ora 12:00 në Ferizaj, njofton Insajderi.com

Kjo protest që do të mbahet në sheshin e Ferizajt, është organizuar pas rastit tragjik në këtë komunë, ku një 18-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj dhe më pas është lënë në Spitalin Rajonal të Ferizajt nga ai edhe një person tjetër i dyshuar.

Vrasja e 18-vjeçares M.O., ditën e diel në Ferizaj ka ngjallur zemërim në vend.

Krerët institucionalë reaguan duke kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që të merren me urgjencë me rastin, ndërsa organizatat e ndryshme kërkuan më shumë angazhim nga shteti për të mbrojtur jetën e femrave.

Në këtë linjë, Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur protestë që do të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.

Në njoftim thuhet se kërkesat e protestës janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.

Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga policia lidhur me vrasjen e një 18-vjeçareje në Ferizaj. /Insajderi.com