Banorët e zonës kufitare me Serbinë, po mbajnë një protestë në fshatin Karaçevë për të shprehur kundërshtimin e tyre për patrullimet e xhandarmërisë serbe në këtë fshat, të cilat u thanë megjithatë se janë bërë në koordinim me KFOR-in, njofton Insajderi.
Protestuesit, si shenjë pakënaqësie, e kanë bllokuar për një kohë edhe rrugën që të shpie nga Kamenica në Karaçevë.
Ata kanë mbajtur edhe pankarta në duar me parullat; “NATO faleminderit në mbështetje të plotë”, “KFOR faleminderit në mbështetje të plotë”, “Serbia mjaftë me provokime ndaj banorëve të Republikës së Kosovës”, “Kosova nuk ka tokë t’i fal askujt”, etj.
Banorët kanë kërkuar më shumë vëmendje institucionale nga qeveria e Kosovës për këtë pjesë të territorit të republikës.
Për të mbështetur banorët e Karaçevës në protestë ishte i pranishëm edhe ish-deputeti, Gani Geci./Insajderi.com