Protestë nesër para qeverisë – kërkohet riatdhesimi i fëmijëve nga Siria

Protestë nesër para qeverisë – kërkohet riatdhesimi i fëmijëve nga Siria

Familjet e fëmijëve të braktisur në kampet e Sirisë, kanë vendosur të organizojnë një bashkim sensibilizues parpara kryeministrisë, njofton Insajderi.

Ky organizim vjen me rastin e ditës së parë të shkollës, gjatë ditës së nesërme më 14 shtator.

“Ju ftojmë të bashkoheni për të mbështetur përpara kryeministrisë protestën tonë paqësore për riatdhesimin e fëmijëve nga Siria. Marrëzia e prindërve u mori fëmijërinë, le te bëjmë diçka së bashku për të mos lejuar edhe shkatërrimin e së ardhmes së tyre”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Protesta mbahet në ora 17:00. /Insajderi.com