Protestë para Komunës së Prishtinës

Protestë para Komunës së Prishtinës

Ish-punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit të blloqeve “IMN Kosova”, protestuan këtë të martë para komunës së Prishtinës.

Me anë të kësaj proteste, ata kërkojnë të paguhen për 20 përqindëshin, pasi pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje nuk janë paguar.

Mustafë Krasniqi, përfaqësues i protestës, tha se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk i ka plotësuar kërkesat e 20 %, të cilin po e kërkojnë ani pse një kërkesë e tillë është aprovuar nga AKP.

Protestuesit thonë se Komuna nuk po i jep të hollat.

Përkundër kërkesave të protestuesve, para tyre në takim nuk ka dalë kryetari i kësaj Komune Shpend Ahmeti, derisa protestuesit thanë që nuk do të largohen deri sa të u dalë kryetari përpara.

Protestuesit kanë bërë të ditur se janë 250 ish punëtorë të kësaj kompanie të cilëve u takon 20 përqindëshi.

Ish punëtorët e “IMN Kosova” në qershor të këtij vitit kanë protestuar para Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Një protestë të tillë ata e kishin bërë edhe në prill para komunës së Prishtinës me kërkesën e njëjtë