Punëtorët e Lotarisë së Kosovës pritet që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar miratimin e Ligjit për Lotarinë, transmeton Insajderi.
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka thënë se protesta do të fillojë nga ora 11:00.
Në njoftimin për protestë të Lotarisë thuhet se punëtorët nuk kanë marrë pagë që një vit dhe se përkundër premtimit të Qeverisë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës”. /Insajderi.com