Protestohet kundër kolapsit energjetik

Protestohet kundër kolapsit energjetik

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, sot organizon protestë kundër kolapsit energjetik. Sindikata ka ftuar të gjithë punëtorët që nuk e pengojnë procesin e punës që t’i bashkohen protestës që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

Për paralajmërimet për ” kolaps energjetik” ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka paralajmëruar ndërhyrje të shpejt për ta stabilizuar gjendjen pas takimit me ministrat përkatës dhe drejtorin e KEK-ut Arben Gjukaj.

Ndërkaq Levizja Vetëvendosje, ka thënë se “fajtor i vetëm për këtë gjendje është qeveria e tanishme”.