Shoqëria civile vazhdon organizimin e protestave dhe aksioneve simbolike nën moton #PROTESTOJ, duke kundërshtuar kështu ngjarjet dhe aktivitetet e disa politikanëve, që pasqyrohen përmes përgjimeve telefonike, të cilat vazhdon t’i publikojë Gazeta online Insajderi.com.
Në “Dosjen e Shefave” protagonisti kryesor është nënkryetari i PDK-së, njëherësh edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Aksioni simbolik do të mbahet sot prej orës 11:30 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, pranë kino ABC-së. Aksioni do të zhvillohet para ndërtesës së PDK-së në sheshin “Nëna Tereze” në Prishtinë./Insajderi.com