#Protestoj prezanton maskat e politikanëve për “Halloween”

Grupi i aktivistëve "Protestoj" ka prezantuar disa maska të natës së "Halloween" me figurat e tre politikanëve kosovarë.

#Protestoj prezanton maskat e politikanëve për “Halloween”

“Nata e Shtrigave” apo “Halloween” ka për synim të vë në pah maskimet më të frikshme të natës së 31 tetorit. E për kremtimin e kësaj feste, grupi i qytetarëve “Protestoj” ka zgjedhur që të maskohet me figurat e protagonistëve të aferës së përgjimeve “Dosja e Shefave”.

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, deputeti i PDK-së, Adem Grabovci dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë tre prej protagonistëve të “Dosjes së Shefave” që janë kthyer në maskota për natën e Halloween-it nga “Protestoj”.

Madje grupi i qytetarëve të cilët kanë organizuar një numër të madh të protestave kundër skandalit të përgjimeve, i kanë cilësuar figurat e maskuara të Thaçit, Veselit e Grabovcit si “më të frikshmet e natës”, raporton Insajderi.

hasha

“#PROTESTOJ ka shpërndarë maskat më të frikshme për natën e sotme me rastin e Halloween”, shkruan Protestoj në njoftimin e tyre në Facebook.

Halloween” është një kohë e kremtimit dhe të besuarit në gjëra jo reale. Kjo festë kremtohet çdo vit më 31 tetor. /Insajderi.com

hallo

grabi