Protestojnë para rektoratit disa studentë të doktoratës

Protestojnë para rektoratit disa studentë të doktoratës

Studentët e doktoratës së Fakultetit Ekonomik dhe të mjekësisë kanë protestuar para rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Senati po pretendon që këta studentë të ritestohen.

Thonë se Agjencia Kundër Korrupsionit e ka vërtetuar se nuk ka pasur asnjë shkelje rreth konflikt interesit dhe se nuk ka nevojë për ritestim të tyre, ashtu siç pretendon senati.

Ata kërkuan që brenda javës të organizohet një mbledhje urgjente ku do të diskutojnë përfaqësuesit nga senati në lidhje më bërjen e listës përfundimtare dhe që brenda afatit 10 ditësh studentët të fillojnë me ligjërata.

Premtuan se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre. /Insajderi.com