Protestojnë punëtorët teknikë të UP-së

Protestojnë punëtorët teknikë të UP-së

Pagat e muajit dhjetor ende nuk i kanë marrë, për këtë punëtorët teknikë të Universitetit të Prishtinës protestojnë sot.

Problemi i pajisje me kontrata të reja ka bërë që në xhirollogaritë e tyre të mos transferohen mjetet financiare për punën gjatë dhjetorit.

Ata ndjehen të pakënaqur dhe do të organizojnë protestë.

Protesta fillon nga ora 09:00 dhe si kërkesë është “paga e dhjetorit”. /Insajderi.com