Protestuan, kryetari i shoqatës së gastronomëve shoqërohet në Polici

Protestuan, kryetari i shoqatës së gastronomëve shoqërohet në Polici

Kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi është shoqëruar në Polici.

Kjo pas organizimit të një proteste në Prishtinë me ‘tenxhere e lugë’, njofton Insajderi.

Protesta ishte thirrur si kundërshtim i vendimit të Qeverisë që kufizon aktivitetin e gastronomisë nga 6 tetor ora 20:00 e deri më 9 nëntor.

Ky vendim nuk ka qenë i pranueshëm për gastronomet të cilët thonë se janë në prag të falimentimit.

Madje u paralajmërua edhe protestë masive për të hënën në rast se vendimet qeveritare merren pa u konsultuar me përfaqësuesit e bizneseve afariste. /Insajderi.com