Opozita portretizon Thaçin me gomarin

Opozita portretizon Thaçin me gomarin

Në mesin e shumë pankartave të cilat bënin thirrje për rrëzim të Qeverisë, ndalim të marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin dhe etiketimeve të ndryshme për kryeministrin, në protestën e sotme është parë edhe një pankartë në të cilën kandidati për president është një gomarë.

Në këtë pankartë, fytyra e Hashim Thaçit është zëvendësuar me një fotografi të kokës së gomarit.

Anash fotografisë së Thaçit si gomarë, shkruhet “kandidat për president”.

Në pankartë janë të shënuara edhe emrat e dy partive LDK dhe PDK të cilat etiketohen si parti që gënjejnë, bashkë me motot si “vota juaj ka vlerë para”, “dokrra t;kota”, “hajni, korrupsion”, “fjalë të kota”.