“Ky është Mali i Zi, nuk është Serbia”, kanë qenë thirrjet e protestuesve të shtunën në kryeqytetin malezez.
Protesta ishte kundër inagurimit të kreut të ri të kishës që po tenton ta mbajë në vete institucionin e kishës së Malit të Zi, raporton Al Jazeeria.
Pikërisht, ndarja e Malit të Zi nga Serbia dhe pavarësimi më 2006 ishte mbi bazën e idesë edhe të “ndarjes fetare”.
Por, Beogradi nuk ka hequr dorë nga “Bota Sebre”, e cila përfshinë edhe kishën e malit të zi si pjesë integrale.
Televizioni shtetëror malazez RTCG tha se protestuesit thyen një bllokadë të policisë në hyrje të Cetinjes dhe i gjuajtën me gurë
Duke valëvitur flamujt e kuq të Malit të Zi koka, protestuesit më pas vendosën barriera rrugore me kontejnerë mbeturinash, goma makinash dhe gurë të mëdhenj për të parandaluar që personalitetet e kishës dhe të shtetit të vinin në inaugurim. /Insajderi.com