Protestuesit paralajmërojnë denoncime lidhur me fishekzjarrët në Prishtinë

Protestuesit paralajmërojnë denoncime lidhur me fishekzjarrët në Prishtinë

Janë mbledhur para Fakultetit të Edukimit, në Kampusin e Universiteti “Hasan Prishtina”, disa vetëm e me miq, e disa të tjerë kanë dalë edhe me kafshët e tyre shtëpiake.

Dhjetëra aktivistë të qytetit të Prishtinës po kërkojnë që të ndalet ndezja e fishekzjarrëve të cilët tashmë kanë zënë vend në parkun e gjelbëruar të Kampusit, me rastin e koncertit të Elvana Gjatës të cilin e ka organizuar  Banka ProCredit.  Ky koncert është tashmë i parvjetshëm dhe organizohet nga Kjo Bankë përherë në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Mirëpo sasia e madhe e mjeteve piroteknike që mendohet të ndizet sonte pas koncertit që pritet të nis në orën 19:00, po i pengon qytetarët e Prishtinës të cilët kanë reaguar për këtë çështje.

Nora Ahmetaj, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe kafshëve dhe pjesë e iniciativës qytetare, ka shpjeguar për KsoovaPress se kanë kërkuar nga institucionet kompetente, si Ministria e Punëve të Brendshme që ka dhënë lejen për eventin, ajo e Ambientit por edhe komuna e Prishtinës dhe ProCredit Bankës që të ndalojnë këtë aktivitet, që sipas saj është i dëmshëm si për njerëzit ashtu edhe për kafshët.

“Kjo ka qenë iniciativë qytetare e gjithë neve këtu bashkë. Me protestë për politikën jo ambientale të ProCreditit por duke e vnu pak gishtin edhe te qeveria jonë, qoftë lokale apo qendrore pse lejohet që një tonelatë mjete piroteknike me u liru ose me u shpërthy sonte, për me festu çka? Kërkush nuk po e din çka?…që të nesërmen ose në ditët në vijim, ose muajt në vijim popullata krejt ato helme me i fut në organizëm dhe me i bart pastaj te gjërat e tjera, pra dëmet janë shumë më të mëdha  e mos të flasim për shqetësimin e popullatës sepse jemi në një lokacion që nuk është ki mirë për shpërthimin e mjeteve piroteknike…”, ka thënë Ahmetaj.

Ajo ka treguar se si iniciativë qytetarë kanë folur me përfaqësues të qeverisë lokale dhe qendrore për një muaj, por kanë kuptuar nga bisedat se ato institucione me vështirësi e kanë ditur se kush është kompetentë për dhënien e lejeve në raste të tilla.

“Kemi hasur në mungesë të njohjes së kompetencave mes ministrive…definitivisht mu po më vjen mirë që qytetarët i indinjuan dhe reagon deh të shohim tash politikat ambientaliste të ProCredit sa po zbatohen”, ka thënë ajo.

Anën tjetër, Luan Hasanaj, përfaqësues i “Let’s do it Kosova” dhe mbrojtës i ambientit ka folur edhe për ndikimin në ambient që shpërthimi i gati një ton fishekzjarrë sa mendohet se ka planifikuar ProCredit të ndezë, mund të ketë në ambient dhe popullatës.

“Vetë lokacioni i këtij ambienti dhe vendosjes së fishekzjarrëve është gabim përderisa jemi në kampusin universitar në një zonë të gjelbër për të cilën të gjithë kemi investu të bëhet kështu si është të shkatërrohet për disa orë festë, për të cilën nuk po e dimë as çfarë feste është, festë e një biznesi privat, kjo është e papranueshme për secilin prej nesh. Mandej për ndikimin që e kanë, fishekzjarrët janë Barut e nuk duhet ndoshta kurrfarë shpjegimi tjetër, të gjitha sëmundjet respiratore vijnë prej saj pra jemi në një lokacion në mes të Prishtinës i rrethuar me banorë dhe objekte dhe unë e kam një shqetësim që do ti pyesja organizatorët, kush garanton që disa prej këtyre fishekzjarrëve nuk do të përfundojnë në pronat private këtu dhe nëse rrezikohet jeta e dikujt? Kush do të jap përgjegjësi pastaj?”, ka thënë ai Duke kërkuar që praktikat e tilla të ndalen njëherë e përgjithmonë, sepse sipas tij interesi i qytetarëve është së pari e pastaj marketingu, etj.

Hasanaj tha se ende s’kanë përgjigje zyrtare nëse do të ndërpritet ndezja e fishekzjarrëve porse ka paralajmëruar se do të denoncojnë ata që do ti hedhin, në rast se bëjnë një gjë të tillë, si dhe ata që kanë dhënë lejen për këtë veprim.

Në protestë u pa edhe Kryetari i Asociacionit të Arsimit në Kosovë, Shkëlzim Murtezi, i cili tha se përgjegjësit e institucioneve duhet të japin dorëheqjen nëse ndezën fishekzjarrët në ambientet ku mësojnë studentët e Kosovës.

“Na sot kemi dalë këtu ën vend ngjarje për shkak se na e kundërshtojmë mbajtjen e këtij eventi që është i dëmshëm për studentët që studiojnë , këtu në Kampusin dhe Universitetin e Prishtinës. Ne kemi konsulltu dhe ekspertë të kësaj fushe dhe na kanë tregu që nga ky event ky planifikohet të hedhen sasi kaqe e madhe e fishekzjarrëve rrezikohen edhe objektet që janë këtu përreth, njëkohësisht ka edhe pasoja që do të rrjedhin edhe në ditët në vazhdim tek studentët që studiojnë kanë universitete përcjellëse dhe ne kërkojmë përgjegjësi prej personave zyrtarë që e kanë lëshu lejen dhe kompetencat janë shumë të sakta dhe dihet kush është përgjegjësi, ministria e brendshme, ambientit dhe inspekcioni i komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.

Rreth zhurmës dhe ndikimit të saj që vjen prej fishekzjarrëve, tek fëmijët ndërkaq ka folur Vlora Shanica, përfaqësuese e Institutit për Vlera Demokratike të Kosovës që morri pjesë po ashtu në protestë. Ajo ka kujtuar se në QKUK ka shumë fëmijë me kancer të cilët do të traumatizohen prej zhurmës së fishekzjarrëve.

“Nuk është në rregull përveç helmimit që bahen edhe me i traumatizu fëmijët me vibracionet që shkaktojnë fishekzjarrët, kjo ka qenë edhe kërkesa jonë që të ndalen kjo domethënë të i atribuohet një aktiviteti kulturor ky aset shumë i dëmshëm për gjithë popullin…Rastet e kacereve të fëmijëve janë enorme në QKUK, edhe ashtu ajrit është I ndotur në Prishtinë…nuk po kuptoj qysh ipet leja me përdorë diçka qashtu, shikoni e do të vijnë edhe tjera dhe kjo është e papranueshme”, ka thënë ajo.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse ndezja e fishekzjarrëve të ProCredit Bankës është anuluar apo jo. Megjithatë mjetet piroteknike ende kanë zënë zonën e gjelbëruar mbrapa Bibliotekës Kombëtarë që gjendet në Kampusin e Universitet të Prishtinës, dhe pjesëtarë të një kompanie të sigurimit privat kanë rrethuar me shirit zonën përreth skenës dhe mjeteve, dhe nuk po lejojnë kalimin e personave fizik afër mjeteve. Hapësira e Kampusit të Universitet “Hasan Prishtina” është hapësirë publike.