Protestuesit sulmojnë Zoran Zaevin dhe deputetë të tjerë

Protestuesit sulmojnë Zoran Zaevin dhe deputetë të tjerë

Zgjedhja e një shqiptari në krye të kuvendit të Maqedonisë ka pasuar me një situatë shumë të tensionuar në Maqedoni.

Protestues të shumtë të mbledhur jashtë kuvendit kanë rrëzuar barrikadën dhe kanë hyrë brenda ambienteve të tij duke ushtruar dhunë ndaj deputetëve, mes të cilëve edhe kreut të LSDM, Zoran Zaev i cili është parë i gjakosur.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se përleshja ka ndodhur në sallën e konferencave për shtyp brenda kuvendit ku një numër i madh protestuesish, mbështetës të Nikolla Gruevskit, kanë hyrë me forcë dhe kanë dhunuar me mjete të forta dhe grushte përfaqësuesit e mazhorancës së dalë nga zgjedhjet e fundit, mes të cilëve edhe kreu i LSDM, Zaev pretendent për kryeministër në Maqedoni.(gazeta-shqip)