Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, po prin në garë për ta siguruar një mandat të tretë.
Kur janë numëruar 1.844 vendvotime nga 5199 sosh, PS ka 49.4 për qind – në përllogaritje i bie të ketë 77 mandate, të nevojshme për ta formuar Qeverinë.
Partia Demokratike, ka marrë deri tash mbi 202 mijë vota apo 38.7 për qind, 55 mandate.
Ndërsa, Lëvizja Socialiste për Integrim 7.2 për qind apo 6 mandate.
Në anën tjetër, Partia Socialdemokrate, pritet të ketë dy mandate në Parlament.
Në exit pollët e paraqitura pas zgjedhjeve të 25 prillit, diferenca mes PS-së e PD-së, ishte shumë e ulët. /Insajderi.com