PSD akuzon policinë se përdori dhunë gjatë arrestimit të aktivistëve

PSD akuzon policinë se përdori dhunë gjatë arrestimit të aktivistëve

Partia Socialdemokrate ka akuzuar policinë se përdori dhunë gjatë arrestimit të aktivistëve të martën e 7 shtatorit, njofton Insajder.com.

Me anë të një postimi në Facebook, nga kjo parti thonë se gjatë aksionit të sotëm simbolik jashtë konferencës për media, policia përdori dhunë të madhe ndaj aktivistëve, të cilët pësuan edhe lëndime gjatë arrestimit.

“Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata”, shkruan PSD në postimin e saj.

Sipas kësaj partie, Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi.

Pesë aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot, pas një aksioni simbolik që kanë mbajtur gjatë konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, në Prishtinë.

Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi janë arrestuar nga policia pas aksionit të sotëm. /Insajderi.com