PSD “gjobitë” Zemajn për mosrespektim të masave kundër COVID-19

PSD “gjobitë” Zemajn për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik i ka shqiptuar “gjobë” ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për mosrespektim të masave kundër përhapjes së Coronavirusit nëpër tubime partiake gjatë parafushatës, njofton Insajderi.

Anëtari i kësaj partie, Frashër Krasniqi, para mediave tha se është e pakuptimtë që ministri i cili ka miratuar ligjet për t’i dënuar qytetarët për shkeljen e masave, po e bën vetë një gjë të tillë.

Ai ka kërkuar që të gjithë qytetarët të falen për gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë.

“Sot vendosëm në mënyrë simbolike ta dënojmë ministrin Armend Zemaj, për mosrespektim të masave. Ligji gjatë pandemisë nuk ka rënduar njëjtë sikur për të ‘dobëtit’ sikur për të ‘fortët’. Qytetarët janë dënuar mbi 3 milionë euro, ndërsa partitë politike nuk dënohen fare.

Bëjmë thirrje publike që të falen të gjithë qytetarët që janë dënuar gjatë pandemisë. Njerëzit e pasur kanë përfituar nga pandemia, janë dënuar vetëm qytetarët e varfër”, tha Krasniqi./Insajderi.com