Partia Socialdemokrate ka reaguar pas laj" />

PSD i reagon Ministrit Vitia për mungesën e testeve: Po gënjen për herë të dytë

PSD i reagon Ministrit Vitia për mungesën e testeve: Po gënjen për herë të dytë

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas lajmit se aktualisht në Kosovë kanë mbetur vetëm 600 teste, sipas tyre, Ministrit Vitia po gënjen për herë të dytë.

“Më 28 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë që “Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR.” Në raportimin e IKSHP të datës 16 prill thuhet që: “nga data 8 shkurt deri më 16 prill 2020, në laboratorin e këtij instituti janë testuar 3915 mostra të dyshimta. Nëse deklarata e Ministrit Vitia do të ishte e saktë, ne Kosovë do të duhet të ishin në dispozicion 3085 teste e jo vetëm 600 te tilla siç ka deklaruar ISHPK”

“Kjo është hera e dytë që ministri Vitia gënjen. Edhe kur u morën masat e fundit për kufizimin e lëvizjes, ai gënjeu në konferencë për shtyp duke thënë që këto masa janë marrë në konsultim me Kryetarët e Komunave. Kjo më vonë u demantua nga vet Asociacioni i Komunave të Kosovës”.

Tutje, në njoftimi e tyre kanë thënë se veprimet e tilla po rrisin kofuzion tek qytetarët, si dhe nuk mjaftojnë vetëm videot ku Kryeministri në detyrë bën monolog para kamerës.

“Veprime të tilla, të papërgjegjshme, kanë bërë që tek qytetarët të rritet konfuzioni. Nuk mjaftojnë videot ku Kryeministri në detyrë bën monolog para kamerës. As veprimet e vendimet popullsitë nuk e rregullojnë situatën në terren”, thuhet ne njoftimin e PSD-së./Insajderi.com