PSD-ja alarmon për rrezikun që i kanoset demokracisë: Një qeveri populliste është në ardhje

PSD-ja alarmon për rrezikun që i kanoset demokracisë: Një qeveri populliste është në ardhje

Partia Socialdemokrate është duke alarmuar që demokracia në vend është duke u rrezikuar nga një qeveri populliste.

Përmes një postimi në llogarinë e PSD-së, ata kanë njoftuar se kanë mbajtur një mbledhje ku kanë diskutuar për situatën politike në vend.

“Sot, në zyrën qendrore të PSD-së, u mbajt mbledhje me të gjithë përfaqësuesit e degëve, ku u diskutua për situatën politike dhe domosdoshmërinë angazhimit për të jetësuar orientimin e ri politik edhe në rrafshin organizativ. Përkundër një qeverisjeje populiste në ardhje, komunitetet e ndryshme duhet të angazhohen për shoqëri demokratike”, ka shkruar PSD. /Insajderi.com