PSD kërkon Gjykatë të Punës

PSD kërkon Gjykatë të Punës

Partia Socialdemokrate ka filluar një nismë ligjore për ndryshim të ligjit për Gjykata. Deputetët e kësaj partie po kërkojnë krijimin e Gjykatës së Punës si instrument të nevojshëm dhe të detyrueshëm për të implementuar ligjet e tanishme të punës.

Deputeti Faton Topalli theksoi se një gjykatë e tillë do ti mbronte punëtorët nga shkelja e të drejtave të tyre.

“Me mijëra rastë janë lëndë që janë nëpër gjykata që kanë lidhje me punë. Të ndodhur në gjendjen e nevojës së domosdoshme për të siguruar të ardhura punëtorët janë të pa informuar për të drejtat e tyre, kështu ata shpesh i durojnë shkeljet gjatë procesit të punës. Prandaj ne jemi të angazhiar të krijojmë instrumentin e nevojshëm që do ti trajtohë këto raste me shpejtësi”, ka thënë Topalli.

Sipas Topallit një departament i tillë i gjykatës do të zbatonte në tërësi ligjin e punës.

“Ky departament do të angazhohet që ta zbatohet ligji i punës dhe ligjet tjera që e rregullojnë këtë fushë. Përveç sigurimit të shkeljeve duhet të adresohet edhe informimi i punëtorëve me të drejtat e tyre”, theksoi ai.

Ndërsa deputetja e kësaj partie Besa Baftiu, u shpreh se PSD është duke u angazhuar që ti mbrojë të drejtat e punëtorëve.