PSD kërkon qasje në dokumentet për Termocentralin “Kosova e Re”

PSD kërkon qasje në dokumentet për Termocentralin “Kosova e Re”

“Green Foundation”, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, dhe Instituti për Politika Zhvillimore,  kanë shprehur shqetësimin në lidhje me mos qasjen në dokumentet që lidhen me procesin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Për të njëjtën çështje sot është ankuar edhe deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu. Ai sot ka nisur një kërkesë për zbatimin e Aktgjykimit A.nr.318/17 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, që të lejohen të kenë qasje në dokumentacionin për Termocentralin “Kosova e Re”.

Kjo kërkesë i’u është adresuar kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.