PSD kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale – Le t’i mbledhim forcat kundër këtij trupi të huaj

PSD kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale – Le t’i mbledhim forcat kundër këtij trupi të huaj

Partia Socialdemokrate po kërkon bashkim të partive politike parlamentare dhe shfuqizim të Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Meqë veçse ka pajtim se ajo është e dëmshme, atëherë përse të mos shfuqizohet, thuhet në njoftimin e PSD-së për media.

“Gjykata Speciale është votuar në vitin 2015. Kushdo që e ka votuar atëherë ka dëmtuar rëndë interesin e Kosovës. Por, nuk janë më pak të dëmshëm ata që teksa fërkojnë duart, fshehen pas atij votimi duke iu gëzuar eliminimit të rivalëve politik sot”.

“Nëse kemi aq shumë pajtim mbi dëmin që shkakton kjo Gjykatë, s’ka asnjë arsye pse të mos i mbledhim forcat për ta shfuqizuar këtë trup të huaj. Kosova vet duhet të vendosë drejtësi. Për të gjithë dhe secilin”, shkruan, pos tjerash, në njoftimin e PSD-së./Insajderi.com