
Partia Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan Molliqaj, ka kërkuar që të shkarkohet ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Këtë kërkesë e shfaqën përmes një aksioni simbolik, përcjell Insajderi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka deklaruar se ekziston një aktakuzë për Aliun përgjatë kohës sa ishte drejtor i urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Ndërsa, kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, menjëherë kishte reaguar duke thënë se “Aliu ka mbrojtur interesin publik të Prishtinës”. /Insajderi.com