
Nol Nusi i Partisë Socialdemokrate, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës të mos ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit që të zgjidhet presidente.
Kjo pasi, sipas tij – tri pozitat kryesore të shtetit “do të kapeshin” nga një subjekt politik; Lëvizja Vetëvendosje.
“Vjosa Osmani është kali i trojës përbrenda LDK-së që e ka mundësu këtë rënie dhe tani janë harxhuar të gjitha arsyet që ajo të kthehet në LDK. I bëjë thirrje prapë LDK-së, ende ka mundësi me ndryshu vendimin”, u shpreh Nol Nushi në Kanal 10.
Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shfaqur zëra që janë pro votimit të Vjosa Osmanit si presidente.
Nënkryetarja e kësaj partie, Shqipe Mjekisi, deklaroi të enjten se “duhet të sigurohen që Osmani të luajë rol unifikues”. /Insajderi.com