PSD me aksion “Parimet e Kurtit i mori era”

PSD me aksion “Parimet e Kurtit i mori era”

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj, ka mbajtur një aksion simbolik në Prishtinë.

“ Parimet e Kurtit i mori era”, është emëruar aksioni i sotëm.

Ky aksion lidhet me dialogun Kosovë-Serbi, ku sipas PSD-së, Qeveria Kurti “ka ndryshuar terminologjinë, tonin, ritmin, por jo edhe procesin.

Sipas tyre, Albin Kurti e sheh vetën “bartës të fatit të historisë”.

“E për këtë shërbim ndaj qytetarëve, ai kërkon besim të verbër. Regjimi i tij don dëgjueshmëri”, thuhet ndër tjerash në deklaratën e PSD-së. /Insajderi.com